Dinamo City e nisi me humbje vitin 2024, edhe pse ishin të gjitha mundësitë për të dalë më rezultat pozitiv në derbin me Tiranën. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 2-3, ku për skuadrën tonë realizuan Zabërgja dhe Andoni.
Në atë ndeshje debutuan dy lojtarë me fanellën blu, Stivian Janku, i cili luajti nga minuta e parë, dhe Mori Bamba që u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë.
Ajo humbje është lënë pas krahëve dhe të gjithë në kampin dinamovit janë të impenjuar maksimalisht për të bërë kthesën menjëherë. Ndeshja e radhës luhet të shtunën në Korçë ndaj Skënderbeut.
Objektivi i vetëm për këtë transfertë është fitorja. Dinamo City dhe Skënderbeu kanë pikë të barabarta në klasifikim, nga 22 secili.