Dinamo City është kthyer sot te fitorja, pasi ka mundur 3-2 Kukësin në stadiumin ‘Niko Dovana’. Kjo ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores, është vendosur nga goli i kapitenit Rustem Hoxha na shtesë.
Lorenco Vila dhe Denison shënuan për skuadrën tonë që në fillimin e ndeshjes. Kukësi arriti të barazonte kur po afronte fundi i kësaj sfide, por në shtesë erdhi edhe goli i tretë për skuadrën tonë nga Hoxha.
Me këtë fitore Dinamo City ngjitet në kuotën e 25 pikëve dhe merr vendin e 6-të, ndërkohë që është për t’u luajtur edhe ndeshja e shtyrë me Skënderbeun. Një mundësi e mirë kjo për ta afruar skuadrën tonë me 4-shen e parë.
Në ndeshjen e sotme trajneri Mehmeti aktivizoi këtë formacion: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Lorran, Gudiabi (Mija 46’), Smaçi, Zabërgja, Vila, Denison (Karamba 65’), Kaçorri.
Në ndeshjen e radhës me Erzenin kthehet Fatjon Andoni, i cili sot mungoi për shkak kartonësh.