Pas Kukësit, Dinamo City ka mundur edhe Erzenin në javën e 22-të të Superiores. Fitorja 4-0 në stadiumin e Rrogozhinës, më e thella në këtë sezon, e ngjit skuadrën tonë në kuotën e 28 pikëve, në vend të 5-të të renditjes.
Kapiteni Rustem Hoxha dhe Kaçorri në pjesën e parë, dhe Zabërgja e Bardhi në pjesën e dytë, janë autorët e golave për Dinamo City. Lorran goditi traverse në pjesën e dytë. Ndoshta ishte ndeshja më e mirë e këtij kampionati, jo vetëm se u shënuan 4 gola, por e gjithë loja u kontrollua nga skuadra jonë.
Duke pasur në dispozicion edhe një ndeshje të prapambetur, atë me Skënderbeun, që luhet më 21 shkurt, Dinamo City ka mundësinë ta afrohet edhe më shumë me ‘Final 4’.
Në ndeshjen e sotme trajneri Dritan Mehmeti aktivizoi këtë formacion: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Lorran, Andoni (Qefalia), Gudiabi, Vila (Mija), Denison (Bardhi), Zabërgja, Kaçorri (Tahiri).