Dinamo City ka fituar sot 0-1 në ndeshjen e prapambetur me Skënderbeun në Korçë. Me këtë trepikësh, skuadra jonë ngjitet në vend të 4-t, në kuotën e 35 pikëve.
Lorenco Vila shënoi me penallti golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e dytë. Skuadra jonë pati edhe disa raste të tjera të pastra shënimi, ku veçohen ata të Markut që në sekondat e para dhe Zabërgjës dhe Bardhit në pjesën e dytë.
Mungonte në këtë takim Luis Kaçorri për shkak kartonësh, ndërsa lojtarë si Denison e Andoni u aktivizuan pavarësisht se nuk ishin në gjendjen e duhur fizike.
Në transfertën e Korçës trajneri Dritan Mehmeti aktivizoi këtë formacion: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni (Tahiri), Smaçi (Qefalia), Gudiabi, Denison (Bardhi), Vila (Janku), Zabërgja (Tusha).