Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e javës së 26-të me Egnatian. Dinamo City, pas këtij rezultati, shkon në kuotën e 36 pikëve dhe mban vendin e 5-të në renditje.
Skuadra jonë u gjend në disavantazh, por arriti të barazonte me Kaçorrin pas disa minutash. Gjatë ndeshjes u krijuan edhe disa mundësi të tjera për shënim, por që nuk u konkretizuan.
Dinamo City vazhdon të zhvillojë lojëra të mira, edhe pse nuk është shpërblyer me pikë. Tani vëmendja kalon te ndeshja e fundit e fazës së tretë me Teutën. Gara për ‘Final 4’ mbetet plotësisht e hapur.
Në ndeshjen e sotme trajneri Mehmeti aktivizoi këtë formacion: Sali, Marku, Janku, Mija, Lorran, Gudiabi, Qefalia (Andoni), Denison, Vila, Zabërgja, Kaçorri (Bardhi).