December 3, 2024

Mehmeti flet para Skënderbeut

Para ndeshjes me Skënderbeun, që luhet të shtunën, në orën 18:00, në stadiumin “Niko Dovana”, ka folur trajneri Dritan Mehmeti. Mes të tjerash, ai ka theksuar:

“Për gjendjen e skuadrës pas frenimit të kampionatit do të thosha se kemi pasur shqetësime me dy lojtarë që nuk i kemi për ndeshjen me Skënderbeun, siç janë Albion Marku dhe Andoni, për arsye shëndetësore.

Për tri ndeshjet e fundit mendoj se kanë qenë shumë të mira për sa i përket interpretimit të lojës, por duhet të jemi shumë më të kujdesshëm sa i përket menaxhimit të rezultatit dhe ekuilibrit të skuadrës. Ky është futbolli, siç na ndodhi dhe në derbi, ku humbëm për gabime individuale në momentet më të mira. Skuadra tregoi forcë karakteri, por duhet kujdes.

Jemi në një moment delikat dhe kemi punuar shumë. Përveç lojës, duhet të jemi më konçizë për sa i përket rezultatit. Është e rëndësishme që për 90 minuta të japim më të mirën për të marrë rezultat. Do të japim gjithçka, le të fitojë më i miri.

Jo vetëm Skënderbeu, të gjitha skuadrat kanë pasur oshilacione, jemi në një pikë deçizive të kampionatit. E vlerësojmë Skënderbeun, ka skuadër të mirë. Ka pak diferenca, siç kanë treguar javët e fundit, kur kanë humbur kryesuesit. Do të ketë surpriza.

Jam munduar t’i injektoj skuadrës të vlerësojë veten dhe kundërshtarin, që të rritemi. Kështu mund të bëjmë atë që është më e mira për veten dhe klubin. Skuadra ka treguar karakter, jam i kënaqur me çunat, në futboll detajet bëjnë diferencën. Në ndeshjet e fundit më shumë kemi bërë ne gabime se sa na ka ndëshkuar kundërshtari.

Kjo ndeshje nuk është vendimtare, ka edhe shumë pikë në lojë. Nuk i japim presion vetes. Jam munduar që skuadra të përgatitet për ndeshjen e radhës dhe presim të bëjmë llogaritë pas”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *