Ka përfunduar me rezultatin 1-2 derbi me Partizanin. Pavrarësisht se skuadra jonë ka bërë një lojë të mirë dhe ka krijuar disa raste për shënim, nuk ka mundur të marrë pikë në këtë sfidë.
Golin e barazimit të përkohshëm e shënoi Baton Zabërgja, i cili është ngjitur në kuotën e 6 golave, duke iu bashkuar Itodo Mandelës.
Trajneri Daja aktivizoi në derbin me Partizanin këtë formacion: Sali, Meksi (Qardaku), Dita, Aliji, Lorran, Toli, Gudiabi (Maliqi), Qefalija, Bregu (Karamba), Zabërgja, Mandela.
Dinamo City ka grumbulluar 20 pikë pas 13 javësh dhe mban vendin e 4-t, me pikë të barabarta me Egnatian e vendit të 3-të.