Ka përfunduar me fitoren 2-0 të skuadrës sonë ndeshja me Laçin, e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit. Të dy golat e kësaj sfide janë shënuar nga Dejvi Bregu.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi në këtë ndeshje këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Aliji (Dita), Lorran, Toli, Gudiabi (Maliqi-Qardaku), Qefalija, Nani (Vila), Bregu (Mandela), Zabërgja.
Me këtë fitore ngjitemi në kuotën e 44 pikëve dhe mbajmë vendin e 3-të. Ndeshja e radhës është ajo me Skënderbeun, çerekfinalja e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Ndeshja luhet të mërkurën në Korçë dhe synimi është kualifikimi.