April 1, 2025

Zabërgja vendos derbin me Partizanin

Dinamo City ka fituar 1-0 derbin me Partizanin dhe ka forcuar pozitat në tabelën e klasifikimit, me 54 pikë në vendin e dytë.

Baton Zabërgja realizoi golin e vetëm të ndeshjes së zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku skuadra jonë pati edhe disa mundësi të tjera shënimi, iu anulua një gol dhe po ashtu goditi edhe traversën.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi në derbi këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Aliji, Lorran (Rufati), Toli (Doçi), Qefalija, Jonuzi, Vila (Qardaku), Nani (Karamba), Zabërgja.

Munguan ndaj Partizanit për arsye dëmtimesh Dita, Bregu dhe Maliqi, ndërsa Gudiabi dhe Mandela ishin në stol, por nuk u rrezikuan nga stafi teknik, duke qenë se vinin nga dëmtimet.

Ndeshja e radhës është ajo me Skënderbeun në Korçë, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *