Trajneri Ilir Daja ka folur sot në konferencë shtyi, para ndeshjes së kthimit ndaj Atletic Escaldes në UEFA Conference League. Mes të tjerash ai ka theksuar:
“Po themi që jemi mirë, sepse rikthehen Dita dhe Itodo që nuk kanë qenë në ndeshjen e parë. Për të sqaruar opinionin dhe tifozët e Dinamos, të dy nuk kanë qenë në gjendje për ndeshjen e parë. Kemi mungesën e Rustemit, një tjetër kapiten i ekipit. Pati një dëmtim në seancën e pardjeshme. Kemi në diskutim edhe një tjetër lojtar, për arsye shëndetësore, por që do shohim deri nesër.
Mendoj që do ishte shumë mirë të kishim gjithë kontingjentin në dispozicion, por që jemi mrië.
Nesër është ndeshja e 56-të në Europë si trajner. Asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje të lehta. Sado në letër të jetë i nivelit të lartë ose jo. Kemi bërë një hap të mirë në ndeshjen e parë, jo vetëm në rezultat, por që kemi bërë një pjesë të dytë goxha të mirë. Dihet që këto ndeshje nuk përfundojnë me ndeshjen e parë, por duhet akoma më shumë të jemi të fokusuar nesër, pavarësisht rezultatit që kemi marrë në Andorra.
Asnjëherë nuk jam përgatitur për penalltitë, të them të drejtën, edhe kur kam drejtuar ekipe të tjera. Nuk dua ta çoj psikologjikisht ekipin drejt një rezultati që shkon drejt penalltive. Arsyeja e dytë është që është tjetër të gjuash penallti në stërvitje dhe tjetër në ndeshje. Me ditët që kemi pasur në dispozicion kemi marrë masat për një ndeshje të vështirë, kemi një ekip simpatik përballë, që ka manovër të konsoliduar, sidomos në fazën e sulmit. Në ndeshjen e parë kundër Dudelanxhit të Luksemburgut kishte dy fitore, në fushën e saj dhe transfertë. E vlerësojmë kundërshtarin, por në fund fare do vlerësojmë më shumë edhe veten tonë.
Si në çdo ndeshje, meraku më i madh është si do jetë ekipi nesër. Në periudhë vere gjendja e ekipeve është e luhatshme, për shkak të mungesës së ritmit të lojës. Shpresojmë që me kontigjentin që kemi në dispozicion të japim më të mirën e mundshme, jo vetëm për të prezantuar Dinamon në Europë pas shumë vitesh mungesë, por edhe për të përfaqëuar nivelin e futbollit shqiptar në arenën europiane.
Ndryshime në formacion? Nuk mund të hy në detaje. Nuk mund ta paraqes para fillimit të ndeshjes se kush do të jetë strategjia apo manovra jonë. Edhe nëse do përdorim vendosje të ndryshme apo të njëjtën, nuk ia kemi lënë rastësisë. Jemi përgatitur që çfarëdo vendosje të kemi, në të dyja fazat e lojës të kemi sa më shumë ekuilibër, duke ditur faktin se ndeshjet janë me eliminim.
Do të thoja që ne do e konsiderojmë startin e ndeshjes sikur ndeshja në Andorrë ka dalë barazim. Nuk do nisemi nga ajo çfarë kemi bërë në Andorrë, që të futemi me 100% -shin tonë. Këto ndeshje duan të kesh motivim dhe të përqëndrohesh nga minuta e parë deri në fund, për të qenë i favorizuar për kalimin më tej.
E gjithë energjia psiko-fizike e grupit dhe e stafit është e përqëndruar te ndeshja e nesërme. Pa kaluar të nesërmen, nuk ka të radhës.
Në këto ndeshje nuk ka futbollistë të rinj dhe të vjetër. Ka lojtarë që janë në maksimumin e formës së tyre, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë në ndeshjen që kemi nesër, që nuk është e lehtë, pavarësisht se kundërshtari është nga Andorra.
Edhe kur kam arritur në grupe në drejtimin e Skënderbeut dhe Ballkanit, nuk e kam menduar në turin e dytë kualifikues shkuarjen në grupe. I kemi marrë gjërat hap pas hapi. Këtë gjë do bëjmë edhe me Dinamon, pastaj do shohim deri ku mund të arrijmë.
Jemi në një dinamikë merkatoje dhe kur lojtarët afirmohen, si kanë bërë jo vetëm Itodo dhe Zabërgja, na vjen mirë që mund të shkojnë në kampionat më të fortë. Asnjë trajner nuk do të largohet asnjë lojtar, por dinamika e merkats ka bërë që klubet shqiptare të shikojnë edhe këtë potencial financiar, në mënyrë që klubi të ketë ekonomi të shëndoshë edhe për vitin tjetër. Pavarësisht se ne si klub nuk kemi pasur asnjëherë problem me anën financiare. Pasi dihet që presidenti ka qenë super korrekt me këtë gjë”.