Kapiteni Bruno Dita foli sot në konferencë shtypi për ndeshjen e nesërme kundër Atletic Escaldes, e vlefshme për turin e dytë eliminator të UEFA Conference League. Mes të tjerash ai tha:
“E vështirë të shihja nga stoli ndeshjen e parë. Të them të drejtën është e vështirë se të gjithë vitin ne luajmë për këto ndeshjet e Europës. Paraqitja në këto ndeshje është reklama më e mirë për çdo futbollist. Dhe ta ndiqja ekipin nga pankina, nuk isha i mundur të luaja në atë ndeshje, ishte shumë e vështirë.
Kundërshtari ka një epik të mirë. Nuk janë ekip për t’u nënvlerësuar. Por mendoj se ne kemi akoma më shumë për të dhënë dhe jemi më lart se kundërshtari.
Nuk jemi fare në presion, duke marrë parasysh që kemi një fitore në ndeshjen e parë. Çdo gjë është në favorin tonë, pavarësisht se ekipi kundërshtar nuk është për t’u nënvlerësuar. Por presion nuk kemi as ne si mbrojtje dhe as i gjithë ekipi.
Ata janë një ekip që ndërtojnë mirë nga poshtë, i dimë pikat e forta dhe të dobëta të atyre. Do t’i sulmojmë ku ne mendojmë se aty kanë pikat e dobëta dhe në fund besojmë se do të kalojmë turin.
Tifozët? I presim sa më të shumtë në stadium që të na përkrahin.”
Dinamovitët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-2.