Për herë të parë në historinë e saj, Dinamo ka kaluar në turin e tretë të një kompeticioni europian.
Me barazimin 1-1 ndaj Atletic Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra jonë siguroi kualifikimin për më tej në UEFA Conference League. Ndeshja e parë në Andorra kishte përfunduar me rezultatin 1-2 në favorin tonë.
Baton Zabërgja i dha avantazhin “Nëndetëses, por rezultati i barazua në pjesën e dytë.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Dita, Aliji, Lorran, Nani (Meksi), Qefalija (Qardaku), Vila (Beqja), Karamba, Bregu (Maliqi), Zabërgja, Mandela.