Trajneri Ilir Daja, pas kualifikimit të Dinamo City për në turin e 3-të të Conference League, mes të tjerash u shpreh:
“Ndonjëherë kualifikimi me vuajtje të shijon më shumë. Njënndeshje që do të mbahet mend për kualifikimin historik për Dinamon, sepse për herë të parë kalon në turin e tretë në kompeticionet europiane.
Kemi bërë mifë në pjesën e parë, ku mund ta çonim rezultatin që zë na jepte një farë qetësie, sidomos me rastin e Mandelës që ishte përballë me portierin. Pastaj e mori iniciativën kundërshtafi, me qarkullimin e topit në zona të parrezikshme, sepse gjuajtjet në portë ishin të pakta. Më shumë sesa goli i barazimit, ishin dy kartona të verdhë të Karambës, një lojtar me vlera, por është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka eksperiencë në të tilla kompeticione, sepse nuk kishte pse të bënte dy ndërhyrje të tilla në mesin e fushës.
Vuajtëm, sepse me një lojtar më pak edhe kundërdhtari nuk kishte se çfarë të humbte dhe sulmoi me shumë forca. Ne duhet të dilnim nga krahët, sepse aty numri i lojtarëve ishte i barabartë. Ishte një sakrificë e lojtarëve të mi në situatëntë vështirë. E kemi treguar edhe nënkampionat, edhe në ndeshjen e kupës po në 20 minutat e fundit kemi pasur të njëjtën situatë. Ndonjëherë sakrifica e djemve shpërblehet dhe ky kualifikim u shkon tifozëve, lojtarëve dhe presidentit Bardhi që ka disa vite që ka investuar dhe sot Dinamo e tij gjendet në turin e tretë të Conference League.”