September 1, 2025

Start fantastik, mundim Vllazninë 3-1

Start bindës i kampionatit. Dinamo City ka mundur 3-1 Vllazninë në stadiumin “Elbasan Arena” dhe ka siguruar tri pikë të rëndësishme ndaj një rivali direkt.

Dejvi Bregu, Guindo dhe Hekuran Berisha shënuan golat e fitores për skuadrën tonë në këtë ndeshje.

Trajneri Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Meksi, Beqja, Aliji, Lorran, Gudiabi (Maliqi), Karamba, Vila (Qardaku), Nani, Bregu (Neziri), Guindo (H.Berisha). Munguan për shkak dëmtimi Dita dhe Qefalija.

Ndeshja e radhës në kampionat është me Elbasanin, ndërkohë që skuadra jonë nuk ka zhvilluar sfidën e javës së parë ndaj Teutës, që u shty për shkak të impenjimeve europiane.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *