September 5, 2025

Portugezi Andre Teixeira fuqizon mbrojtjen blu

Klubi i Dinamo City ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin portugez Andre Teixeira. Lojtari 32-vjeçar ka firmosur kontratën dhe është gati për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Presidenti Adrian Bardhi bën goditjen e radhës, duke fuqizuar edhe mbrojtjen e skuadrës dinamovite, pas blerjeve të bëra më parë.

Andre Teixeira vjen te Dinamo City me një eksperiencë të konsiderueshme. Ai është formuar te Porto si futbollist dhe përveç disa skuadrave në Portugali, ka luajtur edhe në Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro me Anorthosis.

Suksese me fanellën blu Andre Teixeira!

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *