Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Elbasanin në kampionat, dinamovitët zhvilluan në fundjavë në Arbanë një miqësore me Kukësin, që përfundoi me rezultatin 3-0.
Bernard Berisha me penallti, Farruku dhe Xhejms shënuan për skuadrën tonë.
Formacioni startues për këtë ndeshje ishte: Sali, Ismaili, Teixeira, Neziri, Lorran, Jonuzi, Gudiabi, Maliqi, Vila, Bregu dhe Guindo.
Në pjesën e dytë u aktivizuan: Teqja, Dita, Meksi, Qardaku, B.Berisha, Farruku, Xhejms, Hiso, Manjani, Bleta.
Ndeshja me Elbasanin, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit, do të luhet më 14 shtator, në “Elbasan Arena”.