September 15, 2025

Humbje me Elbasanin, fokusi te Teuta

Është mbyllur me humbje 1-0 ndeshja me Elbasanin në transfertë, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit. Ndeshja për skuadrën tonë u kushtëzua nga dalja me karton të kuq e Alijit në minutën e 31-të.

Trajneri Daja aktvizoi këta lojtarë ndaj Elbasanit: Teqja, Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Gudiabi (Maliqi), Qardaku (Teixeira), Vila, Bregu (Farruku), Karamba (Xhejms), B.Berisha (Qefalija).

Tani vëmendja kalon te ndeshja e prapambetur me Teutën, që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Niko Dovana”. Dinamovitët kanë vetëm dy ditë kohë për ta përgatitur këtë sfidë, ku do të kërkohet rikthimi te fitorja.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *