Me golat e Bakari Gudiabit në pjesën e parë dhe Lorenco Vilës në të dytën, skuadra jonë ka mundur Tiranën 2-1 dhe është rikthyer te fitorja. Derbi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” është ngjyrosur blu.
Përveç dy golave, dinamovitët goditën traversën dhe krijuan disa mundësi të tjera të mira për shënim. Në pjesën e dytë terreni u rëndua nga shiu që ra.
Trajneri Daja aktvizoi këta lojtarë: Teqja, Maliqi (Meksi), Dita, Aliji, Gudiabi (Beqja), Karamba (Qardaku), Nani (Farruku), Vila, Bregu (Teikseira).
Pas kësaj fitoreje Dinamo City ngjitet në kuotën e 7 pikëve. Ndrshja e radhës është me Flamurtarin.