October 20, 2025

Trajneri Daja komenton ndeshjen në Rrogozhinë

Pas barazimit 0-0 në fushën e Egnatias, trajneri i skuadrës sonë, Ilir Daja, mes të tjerash u shpreh:


“Ishte një ndeshje mes dy ekipeve, që luajnë mirë dhe bukur futboll. U pa që Egnatia kishte shanset dhe manovrën e vet, edhe ne po ashtu. Që ne të jemi më cinikë, duhet që përveç Guindos të kemi edhe një qendërsulmues tipik. Hekuran Berisha do kohën e vet. Duhet të kemi një tjetër lojtar me eksperiencë si Guindo, që të kishim më tepër raste për finalizim. Në fushë kishim vetëm një dhe duhet ta plotësonim nga pjesa tjetër.


Qefalija ishte me minutazh të limituar, kurse Karamba nuk ishte sot prezent. Kishim shumë lëvizje në formacion. U prezantua mirë Andre. E dimë që është lojtar me eksperiencë. U duk se kishte kohë me ne, pavarësisht se është ndeshja e parë që e starton titullar. Në pjesën e parë ishim me 4, Andre luante në krahun e djathtë dhe duke qenë se Nani merr gjerësinë, ai nuk doli shumë në mbështetje në fazën e sulmit.


Ajo që bëri ndryshimin ishte me futjen e Maliqit, që ishte edhe ndërrim i detyruar, sepse Dita për shkak të gjendjes shëndetësore nuk e përballoi pjesën e dytë. Me futjen e Maliqit dhe ndarjen e Andres në pozicionin djathtas, u duk se ndryshoi diçka. Maliqi në sulm shkonte më fort nga poshtë lart dhe prandaj është kjo. Ne nuk para ndryshojmë shumë vendosjen, që mund të ndryshohet duke qenë se kemi përgatitur ndeshjen dhe në lojë dalin shumë gjëra të tjera.


Këtë herë më shumë ndryshuam manovrën se vendosjen. Ne këtë bëjmë, një ekip i konsoliduar e ka një vendosje dhe pse mund të ndryshojë në manovër”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *