Me golat e Lorenco Vilës dhe Dejvi Bregut skuadra jonë ka mundur 0-2 Vorën në stadiumin “Arena e Demave”. Me këtë fitore Dinamo City ngjitet në kuotën e 14 pikëve, ndërkohë që ishte ndeshja e tretë radhazi pa pësuar gol.
Trajneri Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Maliqi, Dita, Teixeira, Neziri, Gudiabi (Qefalija), Qardaku (Beqja), Bregu (B.Berisha), Nani (Ismaili), Vila, Guindo (Farruku).
Vila realizoi në fundin e pjesës së parë, kurse Bregu shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Guindo.
Munguan në këtë ndeshje Aliji dhe Karamba për shkak dëmtimi, si dhe Lorran për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Egnatias.
Ndeshja e radhës është derbi me Partizanin, që zhvillohet më datë 29, në Elbasan.