October 30, 2025

Triumfojmë edhe në derbin me Partizanin

Marrim fitoren e radhës në kampionat. Skuadra jonë ka mposhtur Partizanin 2-0 në derbin e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje u vendos nga një autogol dhe një gol i Faton Nezirit në pjesën e dytë.

Dinamo City e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Maliqi, Dita, Teixeira, Lorran (Neziri), Gudiabi (Qefalija), Nani, Qardaku (Karamba), Vila (Beqja), Bregu (B.Berisha), Guindo.

Përveç dy golave të shënuar, skuadra jonë pati edhe disa raste të pastra shënimi, duke e dominuar kundërshtarin. Derbi ishte ndeshja e 4-t radhazi pa pësuar gol.

Me këtë fitore dinamovitët ngjiten në kuotën e 17 pikëve dhe mbajnë vendin e 3-të. Sfida e radhës është ajo me Teutën, që luhet ditën e diel.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *