November 4, 2025

Barazim pa gola me Teutën

Në barazim 0-0 është mbyllur ndeshja me Teutën, e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit. Skuadra jonë ngjitet në kuotën e 18 pikëve pas këtij barazimi, ndërsa ndeshja e radhës është me Vllazninë në Shkodër.

Trajneri Daja aktivizoi këta lojtarë në “Elbasan Arena”: Teqja, Maliqi, Dita, Teixeira, Neziri, Gudiabi (Beqja), Qardaku (Qefalija), Vila (B.Berisha), Bregu (Lorran), Nani, Guindo (Meksi).

Për më shumë se 30 minuta Dinamo City luajti me 10 lojtarë, pas një kartoni të kuq absurd për Maliqin (dy të verdhë).
Guindo dhe Nani patën dy mundësi të mira për shënim që në fillim të ndeshjes. Pozitiv është fakti që skuadra jonë nuk pëson gol prej 5 ndeshjesh.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *