December 15, 2025

Humbasim me Egnatian në “Air Albania”

Nuk shkoi ashtu siç pritej ndeshja me Egnatian për skuadrën tonë, që u mund me rezultatin 1-2 në stadiumin “Air Albania”, duke humbur një mundësi të mirë për t’u ngjitur në renditje.

Dy gabime në mbrojtje, por edhe gabimet në finalizimin e aksioneve na kushtuan në këtë ndeshje. Golin e nderit për dinamovitët e shënoi Klevi Qefalija në fundin e ndeshjes.

Trajneri Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Maliqi (Meksi), Dita, Teixeira, Neziri (Lorran), Beqja (Qefalija), Qardaku (Karamba), Vila, Nani, Bregu, Guindo (B.Berisha).

Dinamo mban vendin e 3-të pas javëd së 16-të me 26 pikë. Ndeshja e radhës luhet të premten ndaj Vorës, në stadiumin “Air Albania”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *