Dinamo City fiton trofeun e Superkupës së Shqipërisë për herë të tretë në historinë e saj. Skuadra jonë triumfoi në finalen e luajtur në “Air Albania” përballë Egnatias, me rezultatin 3-1.
Pas disavantazhit të pjesës së parë, md raste të humbura dhe një shtyllë nga ana jonë, Bregu, Nani dhe Qefalija me penallti vulosën fitoren blu. Një trofe plotësisht i merituar.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Maliqi, Dita, Teixeira, Neziri, Qefalija, Karamba (Qardaku), B.Berisha (Vila), Nani, Bregu (Farruku), Guindo (H.Berisha).
Superkupa ishte trofeu i dytë që Dinamo City fiton për vitin 2025, pas Kupës së Shqipërisë.