January 12, 2026

Viti nis me fitore, jemi në çerekfinale të Kupës

Viti 2026 ka nisur me fitoren 3-0 të skuadrës tonë ndaj Besës, e vlefshme për turin e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Dinamo është mbajtësja e trofeut të këtij kompeticioni de synon të mos e lëshojë atë.

Bernard Berisha realizoi golin e parë të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Ishte goli i parë për të me fanellën blu. Dejvi Bregu me penallti dhe Hekuran Berisha kompletuan fitoren e dinamovitëve.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Teixeira, Lorran, Maliqi (Meksi), Neziri, Qardaku (Gudiabi), Qefalija, Nani, Bregu (H.Berisha), B.Berisha (Farruku), Guindo (Vila). Humori i fitores në këtë ndeshje u prish disi nga dëmtimi i Maliqit.

Këndërshtari i çerekfinaleve, që luhen me dy ndeshje, do të mësohet pas hedhjes së shortit më 13 janar.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *