January 17, 2026

Barazim pa gola kundër Teutës

Ndeshja me Teutën, e para në kampionat për vitin 2026, ka përfunduar me rezultatin 0-0. Skuadra jonë krijoi volum loje, por nuk mundi të shënonte në këtë transfertë.

Me barazimin në “Niko Dovana”, ngjitemi në kuotën e 33 pikëve dhe mbajmë vendin e 3-të. Sfida e radhës luhet të hënën e 19 janarit, në stadiumin “Air Albania”, ku presim Vllazninë.

Kundër Teutës trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Nani, Dita, Teixeira, Neziri (Lorran), Qardaku (Gudiabi), Qefalija (Xhejms), Bregu, Vila, B.Berisha (Farruku), Guindo (H.Berisha).  

Skuadrës i munguan në këtë ndeshje për shkak dëmtimi Aliji dhe Beqja, ndërsa Maliqi e ka mbyllur sezonin po për shkak dëmtimi.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *