Ka përfunduar me rezultatin 0-2 ndeshja ndaj Vllaznisë në “Air Albania”, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit.
Skuadra jonë vuajti mungesat e shumta në këtë ndeshje, ku për shkak dëmtimesh nuk ishin të disponueshëm Aliji, Beqja, Maliqi, Qefalija dhe Neziri.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Meksi (Xhejms), Teixeira, Dita, Lorran (Ismaili), Qardaku, Gudiabi, Nani (Farruku), Vila (BBerisha), Bregu, Guindo (HBerisha).
Vëmendja kalon tashmë te ndeshja me Elbasanin, që luhet më 25 janar në Elbasan. Skuadra jonë mban vendin e 4-t me 33 pikë.