Lorenco Vila dhe Dejvi Bregu kanë realizuar golat e fitores 2-0 që skuadra jonë arriti në derbin ndaj Tiranës, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Një hap përpara për kalimin e mundshëm në gjysmëfinale, ndërsa ndeshja e kthimit luhet pas tri javësh.
Trajneri Ilir Daja në këtë ndeshje aktivizoi këtë formacion: Teqja, Ismaili, Teixeira, Dita (Aliji), Neziri, Qefalija, Qardaku (Gudiabi), Vila, Bregu, Guindo (Malomo), Mustafa (Koma).
Skuadra jonë është fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë dhe do të synojë ta ruajë trofeun.
Ndeshja e radhës për dinamovitët është në kampionat kundër Flamurtarit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e diel, në orën 16:30.