February 23, 2026

Humbasim minimalisht në Rrogozhinë

Skuadra jonë është mundur 1-0 në fushën e Egnatias, në ndeshjen e javës së 25-të të kampionatit. Pjesa e parë ishte mjaft e mirë për dinamovitët, të cilët krijuan raste shënimi që në fillim, ndërsa VAR-i anuloi një penallti të fituar nga Berisha.

Për fat të keq, një gol i pësuar në sekondat e fundit bëri që skuadra jonë të dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta futbollistë në Rrogozhinë: Teqja, Ismaili, Dita (Meksi), Teixeira, Neziri, Qefalija, Gudiabi (Malomo), Bregu (Lorran), Berisha (Vila), Guindo (Mustafa).  

Pas javës së 25-të, Dinamo mban vendin e 4-t, me 36 pikë. Ndeshja e radhës luhet sërish në transfertë kundër Vorës, ditën e shtunë, në orën 13:30.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *