Me golat e Malomo dhe Andre Teixeira skuadra jonë mori tri pikët në fushën e Vorës, duke fituar 1-2. Me këtë fitore, ngjitemi në kuotën e 39 pikëve dhe mbajmë vendin e 4-t në renditje pas 26 javësh kampionat.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë në këtë ndeshje: Teqja, Dita, Teixeira, Aliji, Nani, Neziri, Gudiabi, Vila (Qefalija), Bregu, Malomo (Ismaili), Koma (Guindo).
Vëmendja kalon tani te ndeshja e kthimit çerekfinale e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës. Kjo ndeshje luhet të mërkurën në stadiumin “Air Albania”. Skuadra jonë e ka fituar ndeshjen e parë me rezultani 0-2.