March 5, 2026

Kalojmë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë


Jemi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë! Skuadra jonë e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit çerekfinale ndaj Tiranës, po me rezultatin 2-0, duke kaluar më tej.


Golat për dinamovitët u shënuan nga Neziri në pjesën e parë, pas një inkursioni personal, dhe Guindo në të dytën, me asistin e Bernard Berishës.


Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Air Albania”: Teqja, Dita, Teixeira, Aliji, Neziri (Lorran), Qefalija (Gudiabi), Malomo, Vila, Nani (Ismaili), Berisha (Farruku), Guindo (Koma).


Kundërshtari i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë do të mësohet pas shortit të lirë që do të hidhet në FSHF. Vëmendja kalon tashmë e gjitha te derbi me Partizanin, që do të luhet ditën e hënë në stadiumin “Air Albania”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *