Skuadra jonë ka marrë një fitore mjaft të rëndësishmë në javën e 30-të të kampionatit, duke mundur 4-1 Elbasanin në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje shumë e mirë e dinamovitëve, e finalizuar me 4 gola.
Dejvi Bregu dy herë, Malomo dhe Vila përmbysën avantazhin e përkohshëm të kundërshtarit që në fillim të sfidës. Pas këtij suksesi skuadra jonë shkon në kuotën e 43 pikëve dhe mban vendin e 5-të.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Nani (Ismaili), Teixeira, Aliji, Neziri (Lorran), Dita, Vila, Malomo, Berisha (Guindo), Bregu (Farruku), Mustafa (Gudiabi).
Ndeshja e radhës luhet po në stadiumin “Air Albania”. Ditën e mërkurë, ora 18:00, presim Vllazninë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me synimin për të vazhduar me fitore.