October 15, 2025

Barazim pa gola ndaj Bylisit në kryeqytet

Pas një kohe të gjatë skuadra jonë u rikthye të luajë si pritëse në kryeqytet. Dinamo City priti sot Bylisin në stadiumin “Selman Stërmasi”, por kjo ndeshje, e vlefdhme për javën e 4-t të kampionatit, nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0.

Trajneri Ilir Daja bëri disa ndryshime në formacion, duke aktivizuar këta lojtarë: Teqja, Maliqi (Meksi), Dita, Aliji, Lorran (Neziri), Gudiabi (B.Berisha), Qefalija, Vila, Xhejms (Karamba), Bregu, H.Berisha (Qardaku).

Munguan në këtë ndeshje Nani, për shkak të kartonit të kua të marrë ndaj Teutës, dhe Guindo për shkak dëmtimi.

Ndeshja e radhës është derbi me Tiranën, që do të luhet ditën e shtunë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *