October 14, 2025

Mundim Flamurtarin me golat e Guindo dhe Nani

Dinamo City ka marrë fitoren e dytë radhazi, pasi ka mundur sot në stadiumin “Selman Stërmasi” ekipin e Flamurtarit, me rezultatin 2-0. Guindo në pjesën e parë dhe Nani në të dytën realizuan golat e fitores për skuadrën tonë.

Në ndeshjen e sotme trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Maliqi (Qardaku), Dita, Aliji, Lorran, Qefalija, Gudiabi (Karamba), Nani, Vila (H.Berisha), Guindo (Farruku), Bregu (B.Berisha).

Përveç dy golave të shënuar, skuadra jonë krijoi dhe disa raste për shënim dhe po ashtu goditi shtyllën me Bregun. Farruku u ndëshkua me karton të kuq pak minuta pasi ishte futur më fushë.

Me këtë fitore, e treta në gjashtë javë kampionat, Dinamo City ngjitet në kuotën e 10 pikëve.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *