October 19, 2025

Barazim pa gola në fushën e Egnatias

U mbyll në barazim 0-0 ndeshja e luajtur sot në stadiumin e Rrogozhinës ndaj Egnatias vendëse. Pjesa e dytë ishte më e mirë për skuadrën tonë, që pas ngjitet në kuotën e 11 pikëve pas 7 javësh kampionat.

Dinamo City luajti me këtë formacion kundër Egnatias: Teqja, Dita (Maliqi), Teixeira, Aliji, Lorran, Gudiabi (Beqja), Qardaku (Qefalia), Nani (Neziri), Vila, Bregu (B.Berisha), Guindo.

Munguan në këtë ndeshje Farruku i skualifikuar dhe Karamba për shkak dëmtimi. Lorran u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) dhe do të mungojë në sfidën e radhës.

Ndeshjen e javës së 8-të skuadra jonë do ta luajë ditën e premte kundër Vorës, në stadiumin e Laçit.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *