October 30, 2025

Trajneri Daja flet pas fitores në derbi

Trajneri Ilir Daja ka folur pas fitores 2-0 në derbin me Partizanin. Mes të tjerash ai ka theksuar:

“Kemi bërë një 25-minutësh të parë goxha të mirë. Kemi kontrolluar gjithçka, pastaj e mori iniciativën Partizani. Mund të kishim realizuar, duhet të ishim më cinikë.
Derbi i sotëm kishte edhe spektakël brenda. Ishte një lojë e tensionuar, me situatat që ndodhnin në të dyja kampet. Me shënimin e golit, morëm lojën nën kontroll.

Në minutat që Partizani filloi të bëhej agresiv me presingun lart, morëm masat tona dhe me golin e dytë mbyllëm gjithçka. Partizani ka grup të mirë lojtarësh që luajnë futboll. Ne vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive, vazhdojmë të ngjitemi.

Marrim lojtarë nga stoli dhe paraqiten mirë, janë bërë pjesë e grupit. Janë gjëra pozitive. Nuk do bëj mirë të flas për taktikën. Këtë ndeshje e fitojnë lojtarët.

Kishim vetëm 2 ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen. Nuk kemi kohën e duhur për të ndryshuar manovrën në maksimum. Fitorja u shkon të gjithë lojtarëve të mi, luftuan të gjithë bllok dhe të vazhdojmë rrugën drejt objektivave tona.

Ishte më agresiv Maliqi në raport me Lorran, nga poshtë lart. Kërcimi i Maliqit ishte më i mirë, ndaj kishim më të fortë krahun e djathtë se të majtin.

Nuk kishim veprime individuale. Vila më tha ‘më ngeli topi’. I thashë ta zgjidhte me majë. Distanca ishte e afërt. Ishte më shumë pjesa e lodhjes, lojtarët nuk e kanë freskinë e duhur. Në momentin që nuk e ke freskinë fizike, zgjidhjet nuk bëhen të gjitha të mira. Ishin të gjithë që i shërbenin njëri-tjetrit”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *