Dinamo City ka humbur 1-0 ndaj Vllaznisë në Shkodër, ku protagonisti kryesor ishte VAR-i. Teknologjia konsideroi të rregullt një gol mjaft të dyshimtë për ekipin vendës dhe po ashtu anuloi për pozicion jashtë loje një gol të Bernard Berishës. Edhe ky një episod shumë i diskutueshëm.
Në këtë ndeshje për skuadrën tonë u aktivizuan: Teqja, Teixeira (Ismaili), Dita, Aliji, Neziri, Beqja, Qardaku (Karamba), Qefalija (Farruku), Bregu, B.Berisha, Guindo (Vila).
Rastet për shënim ishin të shumta për dinamovitët, por për fat të keq, nuk u finalizua asnjë prej tyre.
Dinamo City mbetet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa ndeshja e radhës është me Elbasanin.