Ndeshja e javës së 13-të të kampionatit kundër Bylisit ka përfunduar në barazim 0-0. Pas këtij rezultati skuadra jonë mban vendin e 5-të me 20 pikë.
Trajneri Daja kishte mungesa me peshë në Ballsh, si Aliji, Dita, B.Berisha dhe Qefalija. Ai aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Maliqi, Teixeira, Beqja, Lorran (Neziri), Gudiabi, Qardaku, Nani (Xhejms), Bregu (Koma), Vila (Karamba), Guindo (Farruku).
Skuadra jonë humbi dy raste shumë të mira në këtë ndeshje me Guindo dhe Koma. Portieri Teqja bëri disa pritje vendimtare në anën tjetër.
Tashmë vëmendja kalon te derbi me Tiranën, që do të luhet ditën e mërkurë në sradiumin “Air Albania”, në orën 19:30.