December 7, 2025

Mposhtim Tiranën në derbi me goleadë

Skuadra jonë ka fituar derbin me Tiranën me rezultatin më të thellë të kampionatit deri tani, 6-2. Në stadiumin “Air Albania” kishte vetëm një skuadër në fushë, Dinamo City.

Eridon Qardaku dhe Dejvi Bregu realizuan nga një dygolësh, kurse dy golat e tjerë u shënuan nga Guindo dhe Vila. Për t’u veçuar janë goli i parë i Qardakut dhe ai i Vilës, spektakolarë për nga mënyra e ekzekutimit. Vila humbi një 11-metërsh në pjesën e dytë.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Maliqi, Beqja, Teixeira, Neziri (Lorran), Gudiabi, Qardaku (Karamba), Nani (Xhejms), Vila, Bregu (Farruku), Guindo (H.Berisha).

Pas kësaj fitoreje skuadra jonë është ngjitur në kuotën e 23 pikëve dhe mban vendin e 4-t. Ndeshja e radhës luhet të hënën në Vlorë ndaj Flamurtarit.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *