Faza e dytë e kampionatit është mbyllur me një fitore të bukur për skuadrën tonë. Dinamovitët mundën 1-3 Partizanin në derbi, duke u ngjitur në kuotën e 32 pikëve.
Dejvi Bregu me goditje dënimi dhe Guindo shënuan në pjesën e dytë, ndërsa në fund Partizani shkaktoi një autogol, pas inkursionit të Nezirit nga e majta.
Trajneri Ilir Daja në derbi aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Maliqi, Teixeira, Dita, Neziri, Qefalija, Karamba, Vila (B.Berisha), Nani (Qardaku), Guindo (Beqja), Bregu (Jonuzi).
Dinamo City e mbyll gjysmën e parë të kampionatit në vend të tretë, me 32 pikë të grumbulluara.