Pas dy humbjeve me Vllazninë dhe Elbasanin, skuadra jonë ka barazuar 0-0 me Bylisin në stadiumin “Air Albania” për javën e 21-të të kampionatit.
Trajneri Ilir Daja në këtë ndeshje aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Ismaili (Vila), Meksi, Teixeira, Neziri, Lorran (Farruku), Qardaku (Qefalija), Nani, Bregu, B.Berisha (Malomo), Guindo (Koma).
Munguan për shkak dëmtimi Aliji dhe Beqja, kapiteni Dita për gjendje gripale dhe Gudiabi për shkak kartonësh, ndërsa Maliqi e ka mbyllur sezonin.
Skuadra jonë mban vendin e 4-t aktualisht dhe ndeshja e radhës është derbi me Tiranën, që do të luhet ditën e shtunë. Të gjithë bashkë shpresojmë ta kalojmë këtë moment të vështirë.