February 9, 2026

Barazim ndaj Tiranës, shënon Koma

Ka përfunduar në barazim 1-1 derbi me Tiranën, i luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” për javën e 23-të kampionatit.

Goli për skuadrën tonë u shënua nga sulmuesi i ri Mustafa Koma, në pjesën e dytë. Dinamo luftoi fort dhe dominoi lojën, edhe pse në minutën e 36-t mbeti me 10 vetë, pas ndëshkimit të Gudiabit me karton të kuq.

Në pjesën e parë Dejvi Bregu humbi një 11-metërsh që e fitoi po vetë.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Ismaili, Dita, Teixeira, Neziri, Lorran (Qardaku), Qefalija (Vila), Gudiabi, Bregu (B.Berisha), Guindo (Malomo), Mustafa (Koma).

Pas këtij barazimi ngjitemi në kuotën e 35 pikëve, në vend të 4-t. Ndeshja e radhës është po me Tiranën, por këtë herë për Kupën e Shqipërisë. Luhet të mërkurën në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 13:30.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *