Për herë të parë këtë sezon skuadra jonë ka humbur një ndeshje derbi. Ka përfunduar me rezultatin 0-2 ndeshja ndaj Partizanit, e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit.
Dinamovitët ishin të pafat në këtë sfidë, ku goditën dy herë shtyllën dhe krijuan disa mundësi të mira për shënim.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Dita, Teixeira, Aliji, Neziri (Lorran), Nani, Qefalija, Vila (Ismaili), Bregu (Malomo), Berisha (Koma), Guindo (Mustafa).
Ndeshja e radhës në kampionat është kundër Teutës dhe do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Air Albania”.