March 12, 2026

Kupa, kundër Vllaznisë në gjysmëfinale

Dinamovitët do të ndeshen me Vllazninë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Shorti i hedhur në FSHF na vendos përballë këtij kundërshtari dhe objektivi është kalimi në finale për të mbrojtur trofeun.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës kundër Vllaznisë do ta luajmë në fushën tonë, kurse të kthimit në Shkodër, në datat 8 dhe 22 prill.

Po me këtë kundërshtar do të luajmë edhe në kampionat për javën e 29-të të Superiores. Një vit më parë dinamovitët u kualifikuan për në finale të Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Vllazninë pas barazimit 0-0 në Shkodër dhe fitores 4-3 në kthim.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *