Kthesa e shumëpritur e skuadrës sonë nuk ka ardhur as në ndeshjen me Teutën, e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit. Dinamovitët janë mundur 0-1 në stadiumin “Air Albania”, duke mbetur në kuotën e 39 pikëve.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë ndaj Teutës: Teqja, Ismaili (Mustafa), Teixeira, Aliji, Neziri (Lorran), Dita, Qefalija (Vila), Malomo (Meksi), Bregu, Nani, Berisha (Farruku).
Jashtë skuadrës për shkak dëmtimi kanë qenë Qardaku, Beqja, Sali dhe Maliqi.
Fokusi tashmë është te ndeshja e radhës me Vllazninë, që luhet ditën e shtunë në Shkodër. Me këtë kundërshtar skuadra jonë do të ndeshet edhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.