May 2, 2026

Mundim 2-0 Egnatian, vendos Malomo

Fitore e rëndësishme për skuadrën tonë në stadiumin “Air Albania”. Dinamovitët mundën 2-0 Egnatian, falë dy golave të Malomo në pjesën e parë.

Me këtë fitore ngjitemi në kuotën e 48 pikëve dhe mbajmë vendin e 4-t, tashmë të shkëputur 3 pikë nga Partizani. Nga kampionati i rregullt kanë mbetur edhe ndeshjet me Vorën dhe Partizanin.

Në ndeshjen e sotme trajneri Ilir Daja nga minuta e parë aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Ismaili, Beqja, Aliji, Neziri, Gudiabi, Qefalija, Nani, Malomo, Bregu, Guindo. Në pjesën e dytë u aktivizuan Berisha, Qardaku, Koma, Xhejms dhe Meksi.

Ndeshja e rsdhës luhet të mërkurën në “Air Albania”, kundër Vorës. Kthehen nga skualifikimi Dita dhe Vila.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *