August 8, 2026

Humbasim minimalisht në Letoni

U mbyll me rezultatin 1-0 ndeshja e parë kundër Audas në Letoni, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Conference League. Skuadra jonë pësoi një gol në pjesën e dytë dhe pati shanse të mira, sidomos në fund, për të barazuar, por fati nuk ishte në anën tonë.

Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca, Manellari, Qefalija, Qardaku, Vila, Malomo dhe Berisha. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Lorran, Ruçi, Silva-Riçards, Fadairo dhe Metaj.

Për më shumë se 20 minuta dinamovitët luajtën me 10 vetë, pas ndëshkimit me karton të kuq (dy të verdhë) të Përndrecës.

Asgjë nuk ka përfunduar sa i takon kualifikimit. Skuadra jonë ka në dispozicion edhe ndeshjen e kthimit të enjten e ardhshme. Do të mundohemi të shfrytëzojmë faktorin fushë për një tjetër kualifikim që do të na çonte në Play-off-in e Conference League.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *