Sfida e radhës për Dinamo City është transferta me Kukësin. Skuadra ka mungesa dhe pritet që ndeshja të luhet në një terren të vështirë, por trajneri Mehmeti thekson se nuk ka asnjë justifikim.
“Ky kampionat, përveç 2-3 skuadrave që kanë më tepër elementë dhe bëjnë diferencën, pjesa tjetër ka pak dallime. Këtë e vërteton Kukësi, që e respektojmë. Mendoj se çdo ndeshje është betejë më vete dhe shkalla e vështirësisë në Kukës është e dukshme.
Megjithatë, do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin. Kukësi është një kundërshtar që i ka vënë në vështirësi të gjitha skuadrat. Kemi pasur mungesa, por kam besim tek i gjithë grupi. Nëse do të mendojmë për ata që mungojnë, atëherë e kemi humbur betejën. Nuk ka justifikime për dëmtimet”, – tha trajneri Mehmeti në konferencë shtypi.