Duke nisur nga kjo fundjavë, Dinamo City do t’i zhvillojë në stadiumin “Niko Dovana’ të Durrësit ndeshjet si skuadër pritëse. Klubi ka arritur një akord me këtë stadium për të luajtur ndeshjet brenda deri në fund të këtij sezoni.
Vendimi është marrë nga presidenti Adrian Bardhi dhe klubi me qëllimin për të afruar sa më shumë tifozë pranë skuadrës. Durrësi, ndryshe nga Elbasani, ku skuadra ka luajtur deri tani, frekuentohet më shumë gjatë fundjavave dhe kështu tifozët mund të jenë më pranë skuadrës së zemrës.
Ndeshja me Erzenin luhet ditën e diel, në orën 17:00. Blutë presin që në këtë sfidë të kenë më shumë tifozë në shkallët e stadiumit.