Dinamo City është gati për përballjen e radhës në kampionat me Erzenin. Skuadra gëzon një gjendje të mirë fizike dhe psikologjike, ndaj dhe synon të marrë maksimumin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Përqendrimi është në shkallën më të lartë në stërvitjen e bluve. Trajneri Dritan Mehmeti dhe stafi kanë edhe një seancë të fundit para sfidës me shijaksit, që luhet në stadiumin “Niko Dovana”.